Milan qartëson gjithçka, Castillejo për një mbrojtës!

Siç raporton mediumi pranë kampit të Milan, ‘Milanlive’, Castillejo është shumë i dëshpëruar nga minutat e paktë që ka pasur deri më tash tek Rossonerët.

Saelemaekers e ka lënë atë plotësisht në hije tek skuadra e Piolit dhe drejtuesit e Milanit po kërkojnë që ta zgjidhin këtë situatë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Kontaktet mes Milanit dhe Atletico Madridit kanë filluar dhe një shkëmbim i bujshëm në merkato po bëhet gati.

Kuqezinjtë dëshirojnë shërbimet e një mbrojtësi dhe Los Colchoneros janë ata që mund tja plotësojnë dëshirën skuadrës së Piolit.

Stefan Savic është emri që Maldini po kërkon ta sjellë në San Siro dhe në janar pritet të kryhet gjithçka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here