Emerson Palmieri tash e një kohë të gjatë është një temë e nxehtë sa i përket merkatos ku disa skuadra të mëdha italiane janë vënë në ndjekje të tij.
Napoli, Inter dhe Milan janë të interesuara për blerjen e italianit dhe janari pritet të jetë muaji vendimtar për të arritur një transferim të tillë.
Napoli duket më e avancuar në këtë garë ku drejtori sportiv i kësaj skuadre, Guntioli ka bërë tashmë lëvizjen e parë ku po bëhet gati huazimi i tij.
Mirëpo Chelsea ka vënë një ultimatum, huazimin e tij deri në muajin qershor dhe pastaj shitjen përfundimtare të kartonit të tij për një shifër prej 10 milionë eurosh, shifër kjo e pranueshme për napolitanët.