Elseid Hysaj largohet nga Napoli, por jo nga Serie A!
Siç raporton e përditshmja italiane Corriere dello Sport, Elseid Hysaj në fund të sezonit do të largohet nga Napoli si lojtarë i lirë.
Mes shqiptarit dhe Napolit nuk duket se ka ndonjë mundësi për rinovimin e kontratës, e cila skadon në fund të sezonit.
Kontaktet mes tyre janë ndërprerë. Kërkesat ekonomike të shqiptarit u konsideruan shumë të larta nga Napoli.
Shkodrani karrierën do ta vazhdojë tek gjiganti tjetër italian, Roma. Opsioni i Romës mbetet më i vlerësuari nga Hysaj.
Agjenti i tij Mario Giuffredi, i cili tashmë ka Jordan Veretout në ekipin verdhekuq, ka komunikuar shpesh me menaxherët e Romës mbi mbrojtësin e djathtë.
Nëse Hysaj shkon te verdhekuqtë, atëherë do të bëheshin dy shqiptarë kuqezinj aty, bashkë me shkodranin tjetër, Marash Kumbulla.
Një rivalitet i hapur me shqiptarët në llogoren tjetër të kryeqytetasve, te Lazio; ku bëjnë pjesë Tare, Strakosha, Muriqi.