Topçinjtë tashmë kanë vënë shënjestrën e tyre tek sulmuesi spanjoll i cili sapo konfimoi largimin nga Atletico Madrid.
Diego Costa nuk është një dëshirë e re për Arsenalin pasi skaudra e Artetas ka kohë që ka qenë në ndjekje të brazilianit të natyralizuar në spanjoll, raporton AS.
32 vjeçari do të largohet nga Wanda Metropolitano dhe do të përfundojë kontratën e tij në janar, gjë që është 6 muaj më herët pasi normalisht kontrata i skadon në qershorin e vitit të ardhshëm.
Costan e kërkojnë shumë skuadra të mëdha europiane mirëpo londinezët janë favoritët kryesor për të arritur transferimin e tij.