Milani ka kohë që është në kërkim të një mesfushori kualititativ dhe tashmë duket se ka arritur qëllimin dhe ka gjetur të duhurin.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Marseille, Kevin Strootman i cili po vëzhgohet nga afër prej Paolo Maldini dhe një goditje pritet që të ndodhë gjatë merkatos së janarit.
Pasiguria me të ardhmen e Calhanoglus ka shtyrë drejtuesit e Rossonerëve që të jenë shumë aktiv në merkato për një transferim në këtë repart kyç të skuadrës.
Strootman e njeh shumë mirë kampionatin italian dhe mesa duket do të vendosë të vazhdojë karrierën e tij sipas hapave të bashkombasit të tij, Mark Van Bommel i cili në 2011 zgjodhi pikërisht Milanin nga skuadra e Barcelonës.