Alarm, PSG transferon yllin e Milanit!

Janari nuk ka nisur aspak mirë për skuadrën e Milanit pasi disa lajme të këqija kanë ardhur nga Paris ku skuadra e PSG kërkon të sigurojë shërbimet e portierit të kuqezinjëve, Gianluigi Donnarumma.

Ka disa arsye që PSG po kërkon transerimin e italianit dhe njëra prej tyre është mosha e re e tij e cila premton shumë vite siguri për portën e gjigantëve francezë.

Arsye tjetër për portierin është që transferimi në Paris do ti mundësonte atij që të konsolidonte marrëdhëniet e tij me Mino Raiolën.

Aty Donnarumma do të zërë vendin e Keylor Navas dhe Nasser Al-Khelaifi nuk e ka aspak problemin e parave për ta bindur italianin të vijë në Stade des Prince.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here