Bomba e Janarit: Milan transferon yllin e Premier League

Milan e ka nisur për mrekulli sezonin e ri duke e përfunduar pjesën e parë të kampionatit në vendin e parë.

Rosonerët kanë filluar të besojnë te titulli dhe do të bëjnë disa goditje në merkaton e Janarit.

Mediat britanike kanë lëshuar një lajm të bujshëm, duke raportuar se Milan synon transferimin e Wilfried Zaha.

Rosonerët janë të impresionuar me paraqitjet e Zaha. 28-vjeçari ka shënuar tetë gola në 14 ndeshje të luajtura këtë sezon me Crystal Palace.

Drejtuesit e Milanit janë të bindur se Zaha është përforcimi i duhur për vijën e sulmit, përkundër moshës së ivorianit.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti, ndërsa Milan do të duhet të paguaj më së paku 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e Zaha.

Zaha ka kontratë me Crystal Palace deri në vitin 2023 dhe vlera e tij në treg është rreth 50 milionë euro.

Shifra prej 40-50 milionë eurove duket e lartë, por Milan do të shesë disa lojtarë dhe transferimi i Zaha-s nuk do të jetë i vështirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here