Nuk është Wijnaldum, Inter transferon futbollistin e Liverpoolit

Inter synon titullin në Serie A këtë sezon dhe Neroaxurët pritet të bëjnë disa përforcime në merkaton e Janarit.

Antonio Conte ka kërkuar përforcime në mesfushë dhe në sulm. Disa emra janë përmendur për vijën e sulmit.

Emri i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e Neroaxurëve është sulmuesi i Liverpoolit, Divock Origi.

Calcio Mercato, raporton e Conte e sheh Origin si zëvendësuesin ideal të Lukakut dhe ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e tij.

Origi po luan gjithnjë e më pak te Liverpooli dhe është i gatshëm të ndryshojë ambient edhe pse kontrata e tij me The Reds skadon në vitin 2024.

Interesim për Origin ka shfaqur edhe Wolves, ndërsa Liverpooli kërkon 20 milionë euro për ta lënë të lirë.

Inter vështirë se do të ofrojë një shifër kaq të lartë për Origin, ndërsa bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here