Graziano Pelle e ka mbyllur aventurën në Kinë dhe është i gatshëm të rikthehet në Itali.
Ish-sulmuesi i Parmas, Feynordit dhe Southampton, është i lidhur me një transferimin te Interi, mirëpo në garë për të është përfshirë edhe një tjetër gjiganti italian.
Sipas raportimeve të fundit, Graziano Pelle i është ofruar edhe Juventusit. Biankonerët janë në kërkim të një zëvendësuesi për Moratan dhe 35-vjeçari shihet si njeriu i duhur.
Edhe Interi është në kërkim të një zëvendësuesi për Lukakun dhe Pelle pëlqehet shumë nga Conte.
Se ku do të përfundojë Graziano Pelle mbetet ta shohim ditët në vijim.