Marcelo drejt largimit, Reali ka gjetur pasuesin

Marcelo është njëri nga lojtarët e Realit që pritet të largohet nga Santiago Bernabeu brenda këtij muaji ose në fund të sezonit.

Aventura e brazilianit me Los Blancos po shkon drejt fundit dhe te Reali kanë piketuar pasuesin e tij.

Siç raporton e përditshmja spanjolle AS, Reali ka piketuar mbrojtësin e Sporting Lisbonës, Nuno Mendes si pasuesin ideal të Marcelos.

Mendes ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian me paraqitjet e tij dhe Reali do të duhet të paguaj 25 milionë euro për shërbimet e 19-vjeçarit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here