Cristiano Ronaldo njihet si një influencues i madh edhe jashtë fushave.
Që nga ardhja e tij në Itali, shumë yje kanë vendosur të transferohen në Serie A.
Juventus nuk e ka nisur mirë sezonin e ri dhe Biankonerët renditen në pozitën e 6-të në Serie A, prandaj Ronaldo ka kërkuar përforcime në këtë merkato.
Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Ronaldo ka bindur yllin francez Eduardo Camavinga që karrierën ta vazhdojë te Juventusi.
18-vjeçari falë paraqitjeve të mira ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian si Real Madrid, Manchester United, Manchester City, Liverpool dhe Bayern Munich.
Agjenti i Camavingas, Jonathan Barnett, njëkohësisht agjent edhe i Gareth Bale, nuk ka marrëdhënie të mira me Realin dhe Biankonerët janë favorit për shërbimet e francezit.
Don Balon, shkruan se Juventus do të nis së shpejti bisedimet dhe ky operacion do t’i kushtojë Zonjës së Vjetër 50 milionë euro.