Dortmundi mohon zërat për transferimin e Brandt te Arsenali

Ditët e fundit është raportuar se Arsenali ka nisur bisedimet me Borussia Dortmundin për transferimin e Julian Brandt.

Topçinjtë e kanë nisur në mënyrë katastrofale sezonin e ri dhe renditen në pozitën e 13-të në Premier League.

Mediat britanike, raportuan se Arsenali është pranë transferimit të gjermanit, mirëpo drejtori i Borussia Dortmund, Michael Zorc ka mohuar zërat.

Zorc në një intervistë për të përditshmen gjermane Bild, ka mohuar zërat për transferimin e Brandt në Emirates.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here