Fitorja e tretë rradhazi, Arsenali fiton në transfertën me WBA

Arsenali ka arritur të fitojë me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim te West Bromwich Albion në kuadër të gjiros së 17-të në Ligën Premier.

Skuadra e  Mikel Artetas ka marrë edhe fitoren e tretë radhazi në kampionatin anglez, duke vazhduar ngjitjen në tabelë pas një fillimi të tmerrshëm të sezonit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Topçinjve, të cilët përveç rasteve arritën të shënojnë edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 23-të dhe ishte Kieran Tierney, i cili shënoi një supergol për 0-1, ndërsa në minutën e 28-të ishte Bukayo Sako që shënoi për 0-2.

Në pjesën e dytë, përsëri ishte ekipi i Artetas që dominoi duke krijuar më shumë raste dhe duke shënuar edhe dy gola tjetër për një fitore të thellë.

Ishte sulmuesi francez, Alexandre Lacazette që shënoi në minutën e 60-të për 0-3, ndërsa në minutën e 64-të shënoi për 0-4 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar i takimit.

Pas kësaj fitore, Arsenali ngjitet në pozitën e 11-të me 23 pikë, ndërsa WBA zë vendin e parafundit me vetëm tetë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Gunners luajnë në shtëpi ndaj Crystal Palace, ndërsa WBA udhëton te Wolves.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here