Leeds në ndjekje të Vasquez!

Leeds kanë bërë një lëvizje tashmë për të siguruar shërbimet e sulmuesit anësor të Real Madrid, Lucas Vasquez, siç raporton Todofichajes.

29 vjeçari do të jetë një futbollist pa kontratë në fund të këtij sezoni dhe do të jetë në gjendje të negociojë me cilëndo skuadër që ka dëshirë ai vetë.

Bossi i skuadrës, Marcelo Bielsa ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës që të bëjnë gjithçka që munden për ta sjellë spanjollin këtë janar në Premier League.

Transferimi i tij është vetëm çështje kohe pasi ai tek Real Madrid nuk ka kurrfarë roli dhe largimi i tij do të jetë i dëshiruar edhe vetë nga skuadra madrilene.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here