Marseille konsideron mundësinë e Milik!

Marseille është vetëm skuadra e fundit që tashmë ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit të skuadrës së Napolit, Arkadiusz Milik raporton kështu Gazzetta dello Sport.

Sulmuesi polak ka një kontratë që skadon në fund të këtij sezoni dhe napolitanët kanë shprehur gatishmërinë për ta shitur atë gjatë muajit janar për të siguruar ndonjë shumë prej largimit të tij.

Mësohet se edhe skuadra e Atletico Madrid ka shprehur interesim për transferimin e tij gjatë janarit.

Los Colchoneros këtë muaj do të mbetet pa shërbimet e Diego Costas dhe një sulmues i ri është i detyrueshëm për Simeonen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here