Inter transferon yllin e Liverpoolit!

Inter është shumë pranë ti sigurojë fansave të saj një dhuratë të bukur për vitin e ri pasi blerja e Divock Origit është shumë pranë që të ndodhë, raporton kështu Calcio Mercato.

Wolves dhe Newcastle janë gjithashtu të interesuar për sulmuesin i cili me shumë mundësi do të largohet nga Anfield Road në fundin e këtij sezoni.

Në rast transferimi të Inter aty do të gjejë bashkëkombasin e tij Romelu Lukakun dhe skuadra e Neroazzurëve po bën gati një plan për huazimin e tij.

Nga ana tjetër sulmuesit i është bërë e ditur se nuk bën pjesë më në planet e trajnerit Jurgen Klopp dhe se largimi duket opsioni më i mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here