Zbulohet përforcimi i parë i Laportas si president i Barcelonës

Barcelona po kalon një sezon mjaftë të vështirë, Katalansit janë në krizë rezultatesh dhe renditen në pozitën e 5-të në La Liga.

Zgjedhjet për president të klubit do të zhvillohen së shpejti dhe Joan Laporta është favoriti kryesorë për ta marrë drejtimin e Barcelonës.

Portali i njohur spanjoll Don Balon, raporton se transferimi i parë i Laportas si president i Barcelonës do të jetë një qendërsulmues.

Barcelonës po i mungon një qendërsulmues klasik dhe Laporta do të transferojë Alexandre Lacazette nga Arsenali.

Lacazette nuk po kalon momente të mira te Arsenali dhe 29-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Artetas.

Kontrata e tij skadon në vitin 2022 dhe në verë pritet të largohet nga Emirates. Laporta beson se do të sigurojë shërbimet e Lacazette për 35 milionë euro.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here