Agnelli me dorë të hekurt, transferimi 80 milionësh gati!

Andrea Agnelli nuk e ka ndërmend që të kursejë aspak sa i përket merkatos dhe transferimi i Paul Pogbas me një vlerë prej plot 80 milionë eurosh është shumë pranë të ndodhë.

Gjithçka është gati të ndodhë, Manchester United ka dhënë dritën jeshile për shitjen e Paul Pogbas gjatë merkatos verore dhe Zonja e Vjetër ka hyrë ‘all-in’ në këtë garë ku do ta mposhtë edhe konkurencën e Paris Saint Germain.

Siç raporton Todofichajes.com, gara mes dy gjigantëve europianë është shumë e nxehtë sidomos pas ardhjes në stolin e parizienëve të Mauricio Pochettinos.

Por zhvillimet e fundit kanë treguar një Juventus shumë të fortë pasi Agnelli nuk e ka ndërmend të bëjë lëshime për këtë marrëveshje pasi është duke përgatitur hiç më pak se 80 milionë euro, shifër kjo që është e parezistueshme për një skuadër si Manchester United.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here