Sulmi i Juves, as Llorente as Giroud, një ‘prodhim’ italian për Zonjën e Vjetër!

Për drejtuesit e Juventusit çështja e transferimit të një sulmuesi është shndërruar një dhimbje koke për javë të tëra por tashmë zgjidhja duket shumë afër.

Fabio Quagliarella është futbollisti i cili mund të bëhet pjesë e skuadrës së Juventusit gjatë merkatos së janarit.

Sulmuesi i Sampdorias duket se do të jetë zgjidhja e problemit për Andrea Pirlon i cili padyshim që ka nevojë për një emër të ri si zëvëndësues i Alvaro Moratas i cili nuk ka bindur shumë këtë sezon.

Për sulmuesin italian ky do të ishte një rikthim në Torino por tashmë me një moshë më të vjetër por që nuk do të jetë problem pasi ka treguar ndër vite një formë të jashtëzakonshme dhe bartë mbi supe një përvojë që rrallëkush e posedon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here