Mourinho godet Zonjën e Vjetër, transferon yllin e saj!

Jose Mourinho ka gati surprizën e hidhur për skuadrën e Juventusit pasi i ka bër me dije drejtuesve të skuadrës së Tottenha që dëshiron sa më parë të ketë shërbimet e mbrojtësit Merih Demiral.

Kërkesë kjo e ardhur si një vetëtimë në qiell të hapur pasi emri i mbrojtësit turk nuk është përmendur më herët nga trajneri portugez.

Nga ana tjetër vetë turku është i gatshëm të pranojë një ofertë të tillë pasi tek Zonja e Vjetër nuk ka pasur shumë minuta në këmbët e tij dhe largimi duket zgjidhja e vetme.

Por kjo gjë do të ketë një efekt shumë të keq për mbrojtjen e kampionëve të Serie A për shkak se përveç De Ligt, Bonucci dhe Chiellini tashmë janë kah fundi i karrierës dhe humbja e turkut do të ishte një gabim i rëndë për të ardhmen e skuadrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here