Barca ka gati rinovimin për Riqui Puig!

Barcelona është gati për të ndërmarrë një hap tutje dhe ka gati opsionin e ri për të rinovuar kontratën me njërin prej talenteve më të mëdhenj të klubit, Riqui Puig, sipas raportimeve të Mundo Deportivo.

Për 21 vjeçarin është përgatitur një ofertë e re deri në vitin 2023, ku klauzola e tij e largimit pritet që të kapë shifrën e 100 milionë eurove.

Puigi këtë sezon ka marrë pjesë në 5 ndeshje për skuadrën katalanase mirëpo deri më tani akoma nuk ka arritur që të gjejë rrugën e rrjetës.

Puigi qysh prej dy sezone është spikatur nga drejtuesit e skuadrës dhe vlerësohet si njëri prej futbollistëve kyç që do të bartë barrën e Barcelonës në të ardhmen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here