Atletico Madrid pranë huazimit të Dembeles!

Atletico Madrid është duke bërë gati një ofertë për të huazuar sulmuesin e Lyon, Moussa Dembele gjatë merkatos së janarit, raporton L’Equipe.

Sulmuesi francez këtë ofertë nuk e ka të vetmen pasi edhe skuadra angleze e West Ham është e interesuar për blerjen e tij gjatë merkatos dimërore.

Por për Diego Simeone francezi ka një vlerë më të madhe pasi tek ky sulmues drejtuesit e Los Colchoneros po shohin zëvëndësuesin e duhur për Diego Costan i cili nuk është më pjesë e skuadrës madrilene.

Dembele u rikthye në stërvitje ditën e djeshme tek Lyon pasi kishte marrë leje për të pushuar gjë që klubi e miratoi këtë kërkesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here