Draxler në listën e dëshirave të Arsenalit!

Gjermani mbetet akoma një dëshirë e madhe për skuadrën londineze.

Mesfushori i Paris Saint Germain, Julian Draxler është shndërruar në një objektiv të rëndësishëm në merkaton e janarit për gjigantët e Londrës, Arsenalin, të paktën kështu ka shkruar reporteri i Bild, Christian Falk.

Topçinjtë në rast se dështojnë që këtë muaj të sjellin atë në Emirates Stadium atëherë vëmendja do të zhvendoset në merkaton e verës kur ai do të tentohet që të sillet me parametra 0, që do ishte një goditje me shumë përfitime.

Për skuadrën e Mikel Artetas akoma objektivi kryesor mbetet ylli i Borussia Dortmund, Julian Brandt mirëpo ky i fundit duket vështirë i arritshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here