Nagelsmann refuzon Dortmundin!

Julian Nagelsmann nuk e ka aspak ndërmend që të lërë skuadrën e Leipzig për të marrë postin e trajnerit tek Borussia Dortmund edhe përkundër zërave që thonë se ai do të jetë zëvëndësuesi i Lucien Favre.

Nagelsmann ju tha reporterëve kështu:”Nuk ka asnjë arsye për të lënë Leipzig për Dortmundin, situata me këtë skuadër është e njejtë qysh prej kohës kur isha trajner tek skuadra e Hoffenheim, asgjë nuk ka ndryshuar”.

‘Jam shumë rehat këtu ku jam tani dhe kemi plane me këtë skuadër për të fituar trofe dhe nuk ka asnjë arsye që dikush tek RB Leipzig të ndihet nervoz për zëra të tillë”- deklaroi gjermani.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here