Haller kompleton transferimin tek Ajax!

Sulmuesi tashmë e ka lënë skuadrën e West Ham dhe do të transferohet tek gjigantët holandez të Ajax për një shifër rekord sa i përket kësaj skuadre.

West Ham tashmë ka konfirmuar që Sebastian Haller është transferuar tek Ajax.

Transferimi i Haller i kushtoi holandezëve plot 25 milionë euro, duke e shndërruar atë në blerjen më të shtrenjtë të kampionatit holandez.

Shifër kjo e ulët për të thyer rekord mirëpo skuadra e Ajax njihet nga të gjithë si skuadër që prodhon talente dhe nuk ka qenë shumë e varur nga merkatoja.

Ai u transferua nga West Ham për një shumë prej 40 milionë eurosh në vitin 2019 dhe prej atëherë në 50 takime ka shënuar plot 14 gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here