Heung-Min Son është shndërruar në objektiv kryesor gjatë janarit për skuadrën e Real Madrid.
Los Blancos tashmë ia kanë mësyrë koreano jugorit për ta sjellë atë në Santiago Bernabeu dhe e vetmja gjë që mund ta ndalë atë për të bërë një gjë të tillë do të ishte rinovimi i kontratës me londinezët.
Dhe është pikërisht ky fakti ku skuadra e Jose Mourinhos do të luftojë për ta mbajtur atë në skuadër edhe pse një gjë e tillë duket vështirë të ndodhë.
Son aktualisht ka një kontratë me Tottenham deri në vitin 2023 dhe një rinovim po bëhet gati ku rroga e futbollistit synohet që të rritet për 25% vetëm për të bindur atë që të mos largohet.