Marotta dhe Paratici, Tottenham djegë të dy palët në merkato!

Fabio Paratici dhe Beppe Marotta kanë marrë një suprizë të hidhur në merkato nga skuadra e Premier League, Tottenham.

Bëhet fjalë për Damsgaard, talenti i Sampdorias që ka ngritur në këmbë dy gjigantët e Serie A për blerjen e tij por që gjithçka mesa duket do të dështojë pasi londinezët nuk kanë ndërmend të humbasin një mundësi të tillë.

20 vjeçari shquhet për shkathtësinë dhe talentin që zotëron dhe aktualisht ka një kontratë deri në 2024 mirëpo interesimi i madh për të nuk do të mund të neglizhohet edhe për një periudhë të gjatë kohore.

Çmimi i tij sillet diku tek 18-20 milionë euro dhe skuadra e Mourinhos më së voni mund ta lërë atë të qëndrojë në Marassi deri në vitin 2022 pasi e ardhmja e tij duket e ndritur sipas shumë njohësve të futbollit në Apenine.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here