Arsenal e interesuar pas Netos së Barcelonës!

Portieri brazilian i Barcelonës Neto mund të jetë një konkurencë e madhe për portierin aktual të Arsenalit, Bernd Leno.

Arsenal është e vendosur për të transferuar portierin e Barcelonës, Neto, raporton Sky Sports.

Topçinjtë po kërkojnë për një emër të ri në vend të Runar Alex Runarsson, i cili ka hasur në vështirësi për të gjetur një formë të mirë gjatë këtij sezoni.

Arsenal është duke shpresuar që do të arrijë një marrëveshje me Barcelonën për një huazim të tij dhe pastaj në fund të këtij sezoni të kenë të drejtë blerjeje të shërbimeve të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here