Punë e kryer, Barcelona siguron goditjen e parë në merkaton e janarit

Katalanasit sigurojnë përforcimin e parë për merkaton e janarit.

Sipas raportimeve të fundit, Barcelona ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për transferimin e Eric Garcias.

20-vjeçari është në shënjestrën e Barcelonës për një kohë të gjatë dhe është shumë pranë rikthimit në Camp Nou.

Barcelona nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri, duke shfaqur dobësi në vijën e mbrojtjes dhe Garcia shihet si një përforcim ideal.

Katalanasit do të paguajnë 10 milionë euro për kartonin e Garcias.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here