Alarm tek Inter, Pochettino transferon yllin e Neroazzurëve!

Ardhja e Mauricio Pochettinos në krye të Paris Saint Germain duket se do të shkaktojë disa ‘tërmete’ të vogla edhe tek skuadra e tjera të mëdha europiane për shkak se ai është duke kërkuar një numër të madh futbollistësh.

Njëri ndër ta është edhe danezi i Inter, Christian Eriksen i cili nuk është duke kaluar një formë të mirë tek Neroazzurët dhe bashkimi me Pochettino do të ishte një shpëtim për karrierën e tij që ka më shumë se 1 vit në errësirë.

Dhe ky interesim pritet që të konkretizohet ditëve të ardhshme pasi edhe Inter po kërkon shitjen e tij për të përmirësuar sadopak një gabim që bënë vitin e kaluar në merkato.

Përveç tij në Paris pritet të transferohet gjithashtu edhe Dele Alli nga Tottenham.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here