Mandzukic rikthehet në Serie A!

Mario Mandzukic është shumë pranë rikthimit në Serie A mirëpo kësaj rradhe tek skuadra e Milanit për tu munduar që të zbresë nga froni i Serie A-së Juventusin pas pothuajse një dekade.

Pas përfundimit të kontratës me Al Duhail, sulmuesi kroat tashmë është një futbollist i lirë dhe rikthimi i tij në Serie A po trumpetohet shumë.

34 vjeçari po shihet si opsioni i duhur për të zënë vendin e Zlatan Ibrahimovic në raste dëmtimi ose për ta zëvëndësuar shkaku edhe i moshës së suedezit.

Dyshja ndajnë pothuajse të njëjtat karakteristika dhe për këtë arsye po kërkohet transferimi i tij dhe për Piolin kjo do të ishte zgjidhja e shumë problemeve që kanë pasur në sulm këtë sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here