Juventus mposhtë Real Madridin në merkato!

Juventus ka një dëshirë të kahmotshme në merkato dhe ajo e ka emrin Houssem Aouar i Lyonit, i cili kërkohej gjithashtu edhe nga skuadra e Real Madrid mirëpo një gjë e tillë nuk do të zgjasë më.

Sipas mediave franceze tashmë opsioni i Real Madrid është refuzuar nga vetë futbollisti ndërkohë që rivalë të Juventusit kanë mbetur vetëm Arsenal dhe Paris Saint Germain.

Por asnjëra prej këtyre skuadrave nuk duket të jetë një kërcënim real për skuadrën e Pirlos për shkak se Arsenal nuk është në gjendje ekonomike të mirë për të ndërhyrë në merkato ndërkohë që PSG me trajnerin e tij të ri nuk ka shfaqur interesim për të.

22 vjeçari pritet që të transferohet tek Zonja e Vjetër gjatë verës së ardhshme dhe ky transferim pritet që të kushtojë rreth 60 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here