United akoma në ndjekje të Trippier!

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer është akoma në kërkim të një mbrojtësi anësor.

Kieran Trippier, mbrojtësi i djathtë i Atletico Madridit është futbollisti që është shënjestruar nga drejtuesit e Djajve të Kuq dhe transferimi i tij u kërkua edhe verën e kaluar mirëpo skuadra angleze hoqi dorë në fund nga transferimi i tij.

Transferimi i tij u ndalë si shkak i thyerjes së disa rregullave të klubit nga ana e futbollistit ku më pastaj edhe u dënua për këtë gjë duke lënë një përshtypje të keqe.

Por tashmë një transferim i tij do të jetë akoma më i vështirë për arsyen se anglezi tashmë ka hyrë në planet e Diego Simeones dhe trajneri i Los Colchoneros vështirë se do të heqë dorë lehtë prej shërbimeve të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here