Garcia nuk do transferohet në janar tek Barcelona!

Eric Garcia nuk do të transferohet tek Barcelona nga Manchester City gjatë muajit janar.

Mbrojtësi ishte një objektiv shumë i rëndësishëm për skuadrën katalanase e cila tashmë ka arritur një marrëveshje personale me të.

Barca ishte duke punuar për transferimin e tij mirëpo AS raporton se gara për të marrë presidencën e Barcelonës mes tre emrave ka bërë që të ketë paqartësi për objektivat e skuadrës në merkato.

Por një gjë e tillë vetëm sa do të vonojë pak rikthimin e Garcias në Camp Nou pasi në merkaton e verës rikthimi i tij duket se do të jetë një punë e kryer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here