Junior Firpo në Serie A por jo tek Interi!

Mbrojtësi anësor i skuadrës së Barcelonës, Junior Firpo është shumë pranë transferimit në Serie A por jo tek skuadra e Interit e cila e kërkoi me ngulm gjatë verës së kaluar.

Tashmë e interesuar për të është skuadra e Napolit ku Gennaro Gattuso ka kërkuar transferimin e tij gjatë muajit janar.

Napolitanët po shpresojnë se do të arrijnë një marrëveshje për huazimin e tij dhe pastaj të kenë të drejtë blerjeje në fund të këtij sezoni, raporton Sky Sport.

Skuadra italiane për të arritur këtë transferim ka mundësi që duhet që të heqë dorë nga shërbimet e futbollistit të saj, Kevin Malcuit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here