Formacionet zyrtare: Inter – Juventus

Interi dhe Juventusi do të përballen në kuadër të xhiros së 18-të në Serie A në atë që njihet edhe si Derby d’Italia.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 20:45 në stadiumin Giuseppe Meazza.

Për këtë sfidë, Conte do të jetë pa lojtarët si, Danilo D’Ambrosio dhe Mattia Vecion që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Pirlo nuk mund të llogarisë në Paulo Dybalan, Franco Israel, Hamza Rafia që janë të lënduar, derisa  Matthijs de Ligt vazhdon të jetë i infektuar me coronavirus.

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Young; R Lukaku, Lautaro Martinez.

Juventus: Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini; Chiesa, Rabiot, Bentancur, Ramsey, Frabotta; Morata, Ronaldo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here