Liverpool dhe United ndahen në paqe, derbi mbyllet pa gola

Ndahet në paqe dhe pa fitues Derbi i Anglisë mes Liverpool dhe Manchester United.

Në “Old Trafford” nuk fiton mërzia, pasi loja ishte e bukur dhe e shpejtë, por natyrisht që pritej ndonjë gol.

Në pjesën e parë Liverpool u duk shumë i vendosur dhe qarkullonte topin me lehtësi, edhe pse me mungesa dhe duke përshtatur në mbrojtje si Fabinho.

Loja e bukur e djemve të Jurgen Klopp, megjithatë, nuk arriti të sillte prodhim aksionesh sulmuese dhe as finalizime, aq sa rasti i vetëm që mund të ishte i rrezikshëm erdhi në fund kur arbitri vërshëlleu fundin pasi Thiago kishte nisur një super asist për Mane që po i drejtohet portës së De Gea i vetëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here