Manchester City ka mundur 2-0 Aston Villa-n në shtëpi, ndeshje e prapambetur e javës së parë të Premier League, dhe është ngjitur në vendin e parë të renditjes.
Një fitore e vështirë, e siguruar nga skuadra e Pep Guardiola-s vetëm në minutat e fundit të ndeshjes.
Bernardo Silva ka zhbllokuar takimin me një super gol në minutën e 79-të, ndërsa Gundogan ka siguruar fitoren e vendasve me një penallti në minutën e 89-të.
Qytetarët kryesojnë Premier League me pikë të barabarta me Leicster, por kanë një ndeshje më pak se Dhelprat. Villa mban vendin e 11-të me 26 pikë.