Lisandro Lopez tek Atlanta!

Ish sulmuesi i kombëtares argjentinase Lisandro Lopez është shumë pranë transferimit tek skuadra e Atlantas, raporton TyC Sports.

37 vjeçari tashmë ka arritur një marrëveshje për tu transferuar falas në MLS, ku së fundmi u largua nga skuadra e Racing Club pas 5 vitesh në atdhe.

Lopez tek kjo skuadër e SHBA-ve nuk do të jetë i vetmi argjentinas pasi në skuadër do të gjejë Ezequiel Barco, Franco Escobar dhe Eric Remedi.

Ky transferim pritet që të kryhet përfundimisht gjatë ditëve të ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here