Aouar dëshiron transferimin tek Real Madrid ose Barcelona!

Mesfushori i kombëtares franceze siç po shihet mund të refuzojë mundësinë për tu transferuar tek skuadra e Arsenal e cila ka qysh nga vera që po kërkon blerjen e tij.

Houssem Aouar ka shprehur dëshirën që gjatë kësaj vere të transferohet tek Real Madrid ose tek Barcelona, raporton kështu ESPN.

Mesfushori i Lyon ka kohë që po ndiqej me shumë vëmendje nga Topçinjtë por gjithçka mesa duket tashmë do të rezultojë e kotë për skuadrën londineze.

Real Madrid dhe Barcelona kanë qenë gjithashtu në garë për të gjatë verës së kaluar dhe ky lajm i hapë rrugë gjigantëve spanjollë për të transferuar Aouar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here