Inter po kalon në një periudhë të vështirë financiare. Ditët e fundit është raportuar se klubi është në shitje, ndërsa pagat e lojtarëve nuk janë paguar me muaj.
Neroaxurët nuk kanë bërë ende asnjë goditje në merkato, mirëpo sipas raportimeve të fundit zikaltrit kanë siguruar përforcimin e parë.
Portali i njohur spanjoll Todo Fichajes, raporton se Inter ka arritur marrëveshje me Rodrigo De Paul.
Argjentinasi është i lidhur për një kohë të gjatë me një transferim në Meazza dhe pëlqehet shumë nga Conte.
26-vjeçari ka arritur marrëveshje personale me Neroaxurët dhe tani mbetet që Eriksen të largohet nga Meazza.
Afrimi i De Paul do të varet nga largimi i danezit. De Paul ka luajtur 19 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar katër gola.