Jesse Lingard ka kohë që po përmendet si një futbollist që shumë shpejt mund të largohet nga Manchester United dhe interesimi për të nuk ka munguar asnjëherë.
West Ham tashmë i është bashkuar garës për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Manchester United, raportojnë mediat britanike
Përfaqësuesi i kombëtares angleze është kërkuar gjithashtu edhe nga skuadrat e Sheffield United dhe Tottenham Hotspur.
Futbollisti ka kohë që po vuan nga mungesa e minutave në fushë dhe janari duket se do të jetë vendimtar për largimin e tij nga Old Trafford ku ka shumë kohë që më nuk është në planet e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.