Lampard bën gati valixhet, Chelsea ka gjetur trajnerin e ri

Ajo e së dielës kundër Luton mund të jetë ndeshja e fundit e Frank Lampard në stolin e Chelsea-t.

Pronari Roman Abramovich ka vendosur të ndryshojë dhe t’ia besojë skuadrën Thomas Tuchel, trajneri gjerman i shkarkuar nga PSG dhjetorin e kaluar.

Situata e londinezëve në Premier League është shumë shqetësuese, me skuadrën që ka marrë vetëm 8 fitore në 19 ndeshjet e fundit. gjashtë humbjet dhe pesë barazimet e kanë çuar në vendin e tetë të renditjes, 11 pikë larg kreut.

Një krizë rezultatesh që ka ardhur pavarësisht një merkatoje përrallore, që verën e kaluar ka çuar në Londër lojtarë si Havertz, Werner, Ziyech, Chilëell e Thiago Silva.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here