Martin Odegaard do të kryejë transferimin tek skuadra e Arsenalit nga Real Madrid mirëpo në këtë marrëveshje huazimi nuk ka asnjë opsion që i jepë të drejtë blerjeje skuadrës londineze, raporton The Times.
Skuadra e Mikel Artetas duhet që të paguajë një shifër prej 2 milionë eurosh për huazimin e tij për të mbuluar të gjithë pagën e tij deri në fund të këtij sezoni.
Megjithatë Los Blancos refuzuan shitjen e tij përfundimtare për arsyen se në rast të largimit të Zinedine Zidane nga Santiago Bernabeu atëherë ai do të jetë i gatshëm për tu rikthyer në qoftë se trajneri i ri e kërkon atë.