Tuchel ka gati goditjen e parë si trajner i Chelsea

Tomas Tuchel u emërua trajner i Chelsea disa ditë më parë dhe gjermani ka piketuar goditjen e parë për merkaton e verës.

Tuchel ia ka kërkuar drejtuesve afrimin e një sulmuesi të ri, pasiqë Timo Werner nuk po bën mirë.

Gjermani dëshiron që ta transferojë Erling Haaland nga Borussia Dortmund. Blutë e Londrës synojnë ta transferojnë atë në merkaton e verës, pasiqë Dortmundi është në gjendje jo të mirë financiare.

Futbollisti i ri është i dyzuar dhe nuk e ka ndarë ende se ku do të luajë në të ardhmen. Ai po studion me kujdes ofertat dhe po zgjedh ekipin më të mirë me agjentin e tij Mino Raiola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here