Wijnaldum drejt largimit, Liverpooli ka gjetur pasuesin

Georginio Wijnaldum sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit.

Holandezi ka refuzuar rinovimin e kontratë dhe dëshiron sfida të reja, ndërsa Reds kanë gjetur pasuesin e tij.

Mesfushori portugez, Renato Sanches është dëshira kryesore e trajnerit Jurgen Klopp për mesfushën.

Mediat angleze, raportojnë se Liverpooli ka arritur marrëveshje me futbollistin dhe se tani mbetet të arrihet marrëveshja mes dy klubeve.

Liverpooli pritet të ofrojë 30 milionë euro për të bindur Lille që ta lërë të lirë Sanchesin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here