Salah fantastik, Liverpooli mposht West Hamin në transfertë

Liverpool ka marrë një fitore bindëse 3-1 kundër West Ham-it në javën e 21-të të Premier League.

Kampionët në fuqi të Anglisë janë ngjitur në vendin e tretë dhe kanë shkuar vetëm katër pikë larg Manchester City-t kryesues.

Protagonisti i ndeshjes së luajtur në Olympic Stadium ka qenë Mohamed Salah, autor i dy golave. Një nga këto gola ka ardhur edhe falë një asisti të mrekullueshëm të Shaqirit.

 

Egjiptiani është bërë lojtari i parë i Liverpool që shënon të paktën 20 gola në të gjitha kompeticionet për katër sezone radhazi që kur Ian Rush e ka bërë një gjë të tillë gjashtë herë nga 1981-82 në 1986-87.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here