Florentino Perez pozitiv me Covid

“Real Madridi njofton se presidenti Florentino Pérez u testua pozitiv për Covid-19 dhe nuk shfaq ndonjë simptomë”.

Kjo është deklarata që u shfaq në faqen zyrtare të klubit të bardhë, për të njoftuar pozitivitetin e Perez ndaj koronavirusit. Presidenti 73-vjeçar i “Los Blancos” nuk ka simptoma dhe është në izolim, duke pritur që infeksioni të mos sjellë komplikime.

Duhet të mbahet mend se testet, të cilave iu nënshtrohen te Reali janë shumë të shpeshta dhe në raundin e fundit të tamponëve u konfirmua pozitiviteti i drejtuesit të lartë.

Perez, rreth dy javë më parë (19 janar), u takua me presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli, për të biseduar në lidhje me Superligën Europiane dhe tregun e transferimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here