Inter – Juventus, formacionet e mundshme të derbit në Kupën e Italisë

    Në Giuseppe Meazza zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë ndërmjet Interit dhe Juventusit.

    Neroaxurët do të jenë pa Romelu Lukakun dhe Achraf Hakimin, për shkak se janë të suspenduar, derisa Biankonerët pritet ta nisin ndeshjen me Cristiano Ronaldo e Dejan Kulusevski në sulm.

    Juve kërkon hakmarrje pas humbjes në Serie A, ndërsa gjasat janë të mëdha që në portë të startojë veterani Gianluigi Buffon.

    Antonio Conte do t’i qëndrojë besnik formacionit 3-5-2 duke i dhënë një tjetër shans Alexis Sanchezit në sulm me Lautaro Martinezin, derisa Christian Eriksen pritet të jetë në bankën rezervë.

    Milan Skriniar, Stefan de Vrij e Alessandro Bastoni janë treshja e mbrojtjes, me Darmian e Ashley Young në krahë. Nicolo Barella, Marcelo Brozovic e Arturo Vidal do ta përbëjnë mesfushën.

    Andrea Pirlo pritet të angazhojë në qendër të mbrojtjes Leonardo Bonucci dhe Matthijs de Ligt, derisa Danilo e Alex Sandro do të jenë mbrojtës krahu.

    Juan Cuadrado, Rodrigo Bentancur, Arthur Melo e Weston McKennie do ta kompletojnë mesfushën në formacionin 4-4-2.

    Formacionet e mundshme

    Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Vidal, Young; Lautaro Martinez, Sanchez.

    Juventus: Buffon; Danilo, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Cuadrado, Bentancur, Arthur, McKennie; Kulusevski, Cristiano Ronaldo.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here