Lajme të këqija për Fatin dhe Barcelonën

Ansu Fati nuk do të jetë në dispozicion të Ronald Koeman për përballjen me PSG në Ligën e Kampionëve.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja katalanase Sport, e cila shkruan se rikuperimi i Fatit po shkon shumë ngadalë.

Fati ka ndjerë dhimbje në gjurin e tij saherë që ka tentuar të bëjë ndonjë ushtrim më të rëndë.

Stafi mjeksor i Barcelonës nuk i ka dhënë dritën jeshile për të filluar të stërvitet me skuadrën.

Fati u lëndua me shtatë Nëntor në ndeshjen ndaj Betisit dhe më pas u konstatua se do të mungojë për katër muaj.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here